Më datë 8 prill 2017, u njoh nga Vëllazëria Ndërkombëtare Lozha e Madhe Shqiptare Iliria.

Mjeshtri i Madh i Lozhës është zgjedhur Vëllai Raimond Todhe.

Raimond Todhe ka lindur më 21 janar 1956 në qytetin e Durrësit. Ai ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, dhe për më shumë se 17 vjet ka punuar pranë Hekurudhave Shqiptare në funksione të larta drejtuese.

Pas viteve 1990, ai u diplomua gjithashtu në Fakultetin e Jurisprudencës pranë Universitetit të Tiranës dhe, që prej vitit 2001, ushtron aktivitetin privat si avokat pranë Studios Ligjore “Todhe & Associates” me seli në qytetin e Durrësit.